Meloni mban mbledhjen e parë të kabinetit

Giorgia Meloni zyrtarisht mori detyrën si kryeministrja e parë grua e Italisë të dielën, një ditë pasi u betua si udhëheqëse e qeverisë.
Dorëzimi i pushtetit nga tashmë ish-kryeministri, Mario Draghi te Meloni u bë në Pallatin Chigi të Romës.
Meloni mbajti mbledhjen e parë e kabinetit.
Të shtunën, Meloni dhe 24 ministrat e saj bënë betimin përpara Presidentit Sergio Mattarella në Pallatin Quirinal në Romë, dikur shtëpia e papëve dhe mbretërve të Italisë./21Media

Back to top button