Zjarri në Kilimanjaro ende aktiv

Zjarrfikësit në Tanzani po luftojnë për të shuar flakën në majën më të lartë të Afrikës, malin Kilimanjaro.
Zjarri filloi të premten mbrëma përgjatë një prej rrugëve më të njohura të ngjitjes në mal.
Nuk dihet se si filloi zjarri apo sa prej zonës është djegur. Deri më tani, nuk raportohet për viktima.
Zjarri vjen dy vjet pasi një zjarr njëjavor shkatërroi mijëra hektarë tokë pyjore në shpatet e malit Kilimanjaro.
Një aeroplan i dërguar në vendin e zjarrit nuk ishte në gjendje të ulej për shkak të tymit të dendur.
Mali Kilimanjaro, i cili është 5,895 m i lartë (19,341 këmbë) është një destinacion turistik dhe mijëra njerëz ngjiten në të çdo vit./21Media 

Back to top button