Memli Krasniqi kërkon mobilizim për Kamberin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot kërkoi mobilizim për Shaip Kamberin.
“Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc.”, shkroi ai.
Krasniqi u bëri thirrje shqiptarëve në Tërnoc, që të dielën, më 27 maj, të mobilizohen dhe siç bëri të ditur ai, mos të lejojnë që Shaipit t’ia marrin mandatin nga duart.
“Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni. Për Shaipin, për shqiptarët!”, shkroi tutje ai në Facebook./21Media

Back to top button