Alarmi për sulm me bombë në Rektorat rezulton i rrejshëm

Sot Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka pranuar një e-mail përmes së cilës është kërcënuar për sulm me bombë.
Lidhur me rastin policia ka ndërmarrë masat, por që një gjë e tillë ka rezultuar si alarm i rrejshëm.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Kjo është hera e dytë kur Rektorat i UP-së alarmohet rrejshëm për sulm me bombë./21Media

Back to top button