Memoriali i Holokaustit nuk u dëmtua nga sulmi raketor rus

Memoriali “Babyn Yar” i Holokaustit në Kiev nuk u dëmtua nga një sulm raketor rus siç pretendohej më parë, sipas raporteve të fundit.
Të martën, presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky tha se një raketë ruse kishte goditur vendin që nderon 33,000 hebrenjtë e vrarë atje nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai e quajti atë “historia që përsëritet”, transmeton rtv21.tv.
Natan Sharansky, një politikan izraelit dhe zëdhënës i qendrës përkujtimore dënoi liderin rus për bombardimet në atë kohë, duke thënë: “Është simbolike që ai [Putini] fillon të sulmojë Kievin duke bombarduar vendin e “Babyn Yar”, më i madhi i masakrave naziste”.
Por, një gazetar izraelit, Yediot Ahronotmë më vonë vizitoi vendin dhe raportoi se pavarësisht se tre raketa ranë aty pranë, memoriali është “i padëmtuar”.
Duke folur të mërkurën për revistën hebreje amerikane “Forward”, Sharansky sqaroi se raketat dëmtuan një varrezë hebraike atje, si dhe një kompleks sportiv aty pranë të epokës sovjetike./21Media

Back to top button