Granatimet ruse po vrasin civilë afër Kharkivit

Një zyrtar në qytetin e Izium, dy orë në juglindje të Kharkiv, ka raportuar se tetë civilë, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore.
Nënkryetari i bashkisë, Volodymyr Matsokin tha se qendra e qytetit pësoi dëme të konsiderueshme dhe se policia u plagos kur një ndërtesë qeveritare u godit, transmeton rtv21.tv.
Më herët, Matsokin shkroi në faqen e tij në Facebook se banorët vdiqën kur një predhë goditi banesën e tyre./21Media

Back to top button