Mendohej që nuk ishte serioz lëndimi, Ibrahimovic humb Kampionatin Evropian

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Ishte në dyshim që sulmuesi i Milanit kishte pësuar vetëm një dëmtim të vogël, por tani është konfirmuar që nuk do të paraqitet për Suedinë në Euro 2020.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të luaj në Kampionatin Evropian 2020 që do të mbahet këtë verë për shkak të lëndimit, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë Kombëtarja e Suedisë.

Sulmuesi i Milanit pësoi një lëndim në gju në fitoren e “Rossonerëve” 3:0 kundër Juventusit, dhe trajneri Stefano Pioli shpresonte që lëndimi nuk do të ishte serioz, por si duket 39 vjeçarit do t’i duhet një kohë e konsiderueshme për tu rikuperuar.

Në një komunikatë për media, përmes rrjetit social “Twitter” Kombëtarja e Suedisë e konfirmoi se Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këtë Euro 2020.

“Sot, Zlatan ka informuar trajnerin e përfaqësueses Janne Andersson që lëndimi i tij nuk do ta lejojë atë që të jetë pjesë e Kampionatit Evropian këtë verë. Shërim sa më të shpejtë, Zlatan, shpresojmë që të jesh sa më shpejtë në fushat e futbollit sa më shpejtë!”,  shkruante në faqen zyrtare të Kombëtares Suedeze në Twitter.