Mendy largohet nga Chelsea

Portieri Eduard Mendy është larguar nga Chelsea pas tri sezoneve dhe ka kompletuar transferimin tek skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal.

31 vjeçari do të kujtohet së njëri nga fugurat kyçe që ndihmoi Chelsean ta fitonte Ligën e Kampionëve në vitin 2021, ku kishte pranuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fazës së eliminimit direkt.

Në atë sezon, senegalezi ishte shpallur edhe portieri më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Me skuadrën arabe, Mendy ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Back to top button