Kaloni te përmbajtja kryesore

Mendy shpallet i pafajshëm nga akuzat për përdhunim dhe tentativë përdhunimi

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm nga akuzat për përdhunim dhe tentativë përdhunimi.

Reprezentuesi francez u akuzua për përdhunimin e një gruaje 24-vjeçare në një dhomë gjumi, në rezidencën e tij shumë milionëshe në Cheshire të Londrës, në tetor 2020.

Ai u akuzua gjithashtu për tentativën për përdhunim të një gruaje 29-vjeçare në shtëpinë e tij dy vjet më parë.

Mendy, i cili i kishte mohuar të dyja akuzat, u shpall i pafajshëm nga juria e përbërë nga gjashtë burra dhe gjashtë gra në Gjykatën Chester Crown.

Futbollisti shpërtheu në lot pasi dëgjoi vendimin, duke dalë nga gjykata dhe duke përqafuar miqtë e tij që ishin aty për ta mbështetur. /21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button