Mentor Haziri publikoi coverin e këngës “Aramam” të Ibrahim Tatlisesit

Këngëtari shqiptar, Mentor Haziri sonte publikoi coverin e këngës së njohur, “Aramam” të këngëtarit turk, Ibrahim Tatlises.
Versioni i këngës “Aramam”, siç është cekur krahas publikimit të këngës në Youtube, është bërë për nder të këngëtarit të madh Ibrahim Tatlises. “Performanca e tij e kësaj kënge ka frymëzuar këngëtarët në mbarë botën”, është shkruar ndër të tjera.
Incizimi dhe miksimi i coverit është bërë nga Dave McCune në Ventry Studios, në Dublin, masterizimi është bërë nga Pete Maher, ndërsa video është realizuar nga Timepictures.
Kujtojmë që, kënga “Aramam” në Turqi pothuajse këndohet nga të gjithë këngëtarët. /21Media

Back to top button