Restelica: U trumbetua për kinse shkarkimin tim, të premten kam dhënë dorëheqje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sonte ka bërë të ditur se është shkaruar nga pozita Kryeshefi Ekzekutiv i NPL Prishtina Parking, Liridon Restelica. E ky i fundit ka reaguar, duke cekur se të premten (19 gusht) ka dhënë dorëheqje nga Prishtina Parking.
Ai ka shtuar se dorëheqja e tij ka qenë e parevokueshme.
“Unë kam dhënë dorëheqje me datë 19 gusht 2022, ditë e premte, të njejtën e kam protokoluar pranë zyrës përkatëse të kompanisë ku kam kryer funksionin. Arsyet e dorëheqjes veqse janë të theksuara ne akt-dorëheqjen. Sot, u trumbetua nëpër media për kinse shkarkimin tim në orët e vona të mbrëmjes. Nuk kanë pasur nevojë për rrokada të tilla pasi dorëheqja ime ishte e parevokueshme.”, ka shkruar ai në Facebook, ku edhe ka publikuar njoftimin për dorëheqje./21Media
No photo description available.

Back to top button