Mënyra si të aplikoni për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe fëmijët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe fëmijët.
Ai ka treguar se aplikimi do të mund të bëhet që nga nesër në portalin e-Kosova.
“Për mbështetjen e lehonave mund të aplikojnë të gjitha lehonat që: Kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 e tutje, janë të moshës mbi 18 vjeç. Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi”, ka shkruar Murati në Facebook.
Bëhet e ditur se nga 1 janari i vitit 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç.
Mbështetja për fëmijët e moshës 0-24 muaj do të jetë 20 euro në muaj, kurse për ata nën moshën 16 vjeç do të jetë 10 euro./21Media 

Back to top button