Merita Halili mbretëreshë në këngë, mbretëreshë në gatim!

Është një prej këngëtarëve më të vlerësuara të muzikës popullore në trojet shqiptare. Merita Halili me zërin e saj unik, bëri për vete mijëra njerëz të gjeneratave të ndryshme, shkruan portali rtv21.tv.
Ajo bashkë me burrin e saj Raif Hyseni ishin të ftuar në emisionin “N’Maje t’Gjuhës me Xherin”, në RTV21, ku treguan detaje nga jeta e tyre e përditshme.
E fjalë të mira për gruan e tij, pati Raifi derisa u përgjigj në pyetjen se çka është diçka e rendomtë që nuk e ka bërë kurrë?
Tregoi se vetë nuk ia ka dorën për të gatuar dhe për këtë paska arsye. “Një grua e mirë e bën burrin dembel…nuk di me hekuros , s’di kurgjo sa i përket punëve shtëpiake, kjo është ajo mbretëreshë në këngë edhe mbretëreshë në gatim.”, tha ai.
Ndërkohë, edhe këngëtarja paraprakisht potencoi se bashkëshorti Raifi,  është njeriu më i dashur në jetën e saj./21Media

Back to top button