Meritat për vizat, deputetja e VV-së i reagon Çitakut
(Lajm i përditësuar)
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i ka reaguar nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, e cila sot ka deklaruar se kontributi i vetëm i kryeministrit Albin Kurti për vizat, “nis dhe përfundon me gazin lotsjellës”.
“Vlora Çitaku me një fjalë paska thënë që ne deshtëm t’i falnim Malit të Zi 8200 hektarë por Kurti na pengonte, rrjedhimisht pengonte edhe liberalizimin e vizave. Imagjinoni!”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni në Facebook.
Çitaku i reagon Kurtit për vizat: Kontributi yt nis e përfundon me gazin lotsjellës
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kontributi i kryeministrit Albin Kurti për çështjen e liberalizimit të vizave, nis dhe perfundon me gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Çitaku ka thënë se Kurti përmes një statusi në Facebook ka thënë të pavërteta të mëdha.
Ajo ka thënë se kryeministri i justifikoi vonesat e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.