Merkel dënon vrasjen për shkak të maskës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka dënuar vrasjen e një arkëtari në një stacion karburantesh nga një konsumator i zemëruar, të cilit i është kërkuar të vendosë maskën teksa ka blerë birrë.
Raportohet se i dyshuari për vrasjen e 20 vjeçarit është përkrahës i idesë konspirative mohues të Covid-19.
Punonjësi 20-vjeçar u qëllua pas një grindjeje për maskë, në atë që mendohet të jetë vrasja e parë e lidhur me rregullat të Qeverisë gjermane kundër koronavirusit.
Prokurorët thanë se vrasësi fillimisht ishte përpjekur të blinte birrë në stacionin e benzinës në qytetin perëndimor të Idar-Oberstein të shtunën, por u largua pasi arkëtari refuzoi t’i shërbente atij pasi ai ishte pa maskë.
Një orë e gjysmë më vonë burri u kthye, këtë herë i veshur me maskë. Ai u përfshi në një debat tjetër, hoqi maskën dhe qëlloi 20 vjeçarin..
I dyshuari 49-vjeçar iu dorëzua policisë të dielën./21Media