Merkel kalon testin e parë para zgjedhjeve federative

Fitore bindëse e demokristianëve të Merkelit në Nordrajn-Vestfallen

Partia konservatore e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, ka shënuar fitore në zgjedhjet rajonale në shtetin federativ Nordrajn-Vestfallen.

Zgjedhjet në këtë shtet janë vlerësuar si testi kryesor për Merkelin para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Gjermani, të cilat do të zhvillohen në shtator, shkruan rtv21.tv

Unioni Demokristian i Merkelit fitoi 34.5 për qind të votave, për ndalim nga 26.3 për qind të votave, sa kishte marrë në vitin 2012, ndërsa Partia Social-demokratike, e kryesuar nga rivali i Merkelit në zgjedhjet e përgjithshme, Martin Shulc, mori 30.5 për qind të votave, një rënie e përkrahjes prej 39.1 për qind për dallim nga zgjedhjet e kaluara, e që njëkohësisht është edhe rezultati më i dobët i socialdemokratëve, të cilët kanë qeverisur Nordrajn-Vestfallinë për 46 vjet gjatë 51 vjetëve të fundit, me një përjashtim nga viti 2005 deri në vitin 2010, kur ky shtet u qeveris nga konservatorët.

Nordrajn-Vestfallen ka 17.9 milionë banorë, apo një e katërta e popullatës së përgjithshme e Gjermanisë dhe në të gjenden edhe rajonet industriale përreth qyteteve të mëdha si Këllni dhe Dyzeldorfi.

Kandidati i socialdemokratëve për kancelar, Martin Shulc, deklaroi pas humbjes nga konservatorët se socialdemokratët duhet ta bëjnë Gjermaninë një vend më të drejtë dhe ta mbrojnë Evropën nga popullizmi./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button