Putin për sulmin kibernetik fajëson SHBA-në

Putin: Virusi, krijesë e shërbimeve të fshehta amerikane

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, duke folur para pjesëmarrësve të Forumit Ndërkombëtar “Rripi dhe rruga për bashkëpunim ndërkombëtarë”, i cili po zhvillohet në Pekin, deklaroi se spiunëve do t’iu hakmerren viruset, të cilët po i plasojnë në internet, shkruan rtv21.tv

Duke folur për sulmin masiv të javës së kaluar, i cili goditi me qindra mijëra klientë në mbi 150 shtete të botës javën e kaluar, Putin tha se ky virus me gjasë është zhvilluar në Amerikë dhe shtoi se madje edhe kompania Majkrosoft ka zbuluar dhe ka bërë të qartë se virusi është zhvilluar nga shërbimet e fshehta amerikane.

Presidenti rus tha se vitin e kaluar, Moska kishte propozuar marrëveshje dypalëshe me Uashingtonin për çështjen e sigurisë kibernetike, por shtoi se për fat të keq, pala amerikanë refuzoi një gjë të tillë.

Putin më tutje shtoi se edhe lufta e brendshme politike në Amerikë po nxitë nervozë në politikën dhe ekonominë globale.

Duke komentuar situatën aktuale në Gadishullin e Koresë, Putin tha se Rusia është kundër përpjekjeve të shteteve që të prodhojnë armatim bërthamor. Duke komentuar testin më të ri raketor të Koresë së Veriut, Putin tha se testet bërthamore dhe raketore janë të papranueshme./21Media

Back to top button