Kaloni te përmbajtja kryesore

Merkel parashikon një G20-të të vështirë me Trump

Për shkak të qëndrimeve të presidentit amerikan

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se pret në fundjavë një samit të G20-tës të vështirë, nga fakti i qëndrimeve të Donald Trump, me të cilin do të takohet kokë më kokë para fillimit të punimeve.

“Një takim është parashikuar me presidencën amerikane para fillimit të samitit të G20-tës, me shumë gjasa të enjten në mbrëmje”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert.

Nuk është e sigurt që ky takim do të mjaftojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Samiti i vendeve kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim që mbahet të premten dhe të shtunën në Hambourg.

Mosmarrëveshjet mes kancelares gjermane dhe presidentit amerikan janë të dukshme përsa i përket luftës kundër ngrohjes klimatike, të tregtisë dhe shpenzimeve ushtarake.

“Ne do të kemi një sërë çështjesh të vështira”, pranoi Angela Merkel në një konferencë shtypi, ku ajo prezantoi programin e saj për zgjedhjet legjislative të muajit shtator.

“Ne i dimë qëndrimet e qeverisë amerikan dhe nuk pres që ato të ndryshojnë me rastin këtij samitit dyditor në Hamburg”, theksoi kancelarja duke parashikuar mosmarrëveshjet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button