Merkel refuzon ofertën për të punuar në OKB

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar ofertën për një vend pune në Kombet e Bashkuara.
Kjo është bërë e ditura nga Zyra e Merkelit të mërkurën, shkruan Reuters

Merkel muajin e kaluar është larguar nga posti i kancelares gjermane pas 16 vjet në atë detyrë.
Merkelit i ishte ofruar nga Sekretari i KB-së, Antonio Guterres, për të qenë kryesuese e bordit këshillues të udhëhequr nga ish-krerët e shteteve. Mirëpo, ajo e ka refuzuar këtë detyrë.

Merkel, ka qëndruar jashtë vëmendjes politike që kur ia dorëzoi kancelarinë gjermane Olaf Scholz, një socialdemokrat./21Media 

Back to top button