Merkel vizitoi zonat e përmbytura

Kancelarja Angela Merkel ka vizituar zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit, pas ditëve të reshjeve ekstreme në Evropën Perëndimore.
Ajo ka udhëtuar të dielën në fshatin Schuld të Rhineland-Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura, ku lumi Ahr doli nga shtrati.
Merkel në këtë vizitë u shoqërua nga kryeministri i Mainz, Malu Dreyer, teksa u mirëprit nga kryetari lokal i Schuld-it, Helmut Lussi.
Të paktën 156 njerëz kanë vdekur që nga e mërkura në përmbytjen më të rëndë të vendit, ka thënë policia. Vetëm në Rheinland-Pfalz, policia raportoi 110 të vdekur dhe 670 të plagosur. Të paktën 27 persona kanë vdekur në Belgjikën fqinje.
Ekipet e shpëtimit në të dy vendet vijojnë kërkimet nëpër rrënoja për të gjetur viktima dhe të mbijetuar, shpesh në kushte të rrezikshme.

Back to top button