Merr flakë një depo në Ferizaj

Një depo e një hekurishteje është kapluar nga zjarri gjatë ditës së sotme, në fshatin Bibaj në Ferizaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Policia ka konfirmuar për portalin se nuk është raportuar për asnjë të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar.
“Sot , rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘’Mbrojtja e Ambientit’’ është një zjarr. Patrullat e policisë janë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrëfikësit e Ferizajt. Nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Zjarri është lokalizuar, është cilesuar ” Incident zjarri””, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button