Pas katër vjetësh, James Franco i rikthehet aktrimit

James Franco po i rikthehet aktrimit pas katër vjetësh, pasi u përball me akuza për sjellje të pahijshme seksuale.
Sipas The Hollywood Reporter, 44 vjeçari i nominuar për Oscar është përzgjedhur si peshkatar në dramën “Me You”, nga regjisori Bille August.
“Jam i emocionuar që do të hyj në këtë projekt fenomenal dhe do të punoj me legjendarin Bille August. Jam fans i madh i punës së tij, “Me You” ka një skenar të shkëlqyer”, ka thënë Franco.
Aktori u përball me akuza për sjellje të pahijshme seksuale nga pesë gra, katër prej të cilave studente.
Avokati i Francos, aso kohe mohoi të gjitha akuzat me të cilat aktori ngarkohej./21Media

Back to top button