Merr fund ëndrra evropiane e Kosovës

(Lajm i përditësuar)

Ka përfunduar pa fitues ndeshja tejet interesante mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës, ku kjo e fundit është përshëndetur nga Kampionati Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. Jakob-Park”, Kosova ka barazuar 1:1 si mysafire e Zvicrës.

Zvicra kaloi në epërsi në minutën e 47’ përmes golit të Ruben Vargas, para se Kosova të barazonte me golin e Muhamet Hysenit në minutën e 82’.

Me pikët e reja, Zvicra ngjitet në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë në Grupin I dhe siguron biletën drejt Evropianit Euro 2024.

Në anën tjetër, Kosova zë vendin e katërt me 11 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.


GOOOOOOOOL , Zvirca – Kosova 1:1

Kombëtarja e Kosovës ka arritur ta barazojë rezultatin në 1:1 në ndeshjen kundër Zvicrës.

Kosovës i janë ngjallur shpresat për fitore kundër Zvicrës, pasi që ka barazuar rezultatin në 1:1 përmes golit të Muhamet Hysenit

Hyseni shënon në minutën e 82’ për 1:1.


Është shënuar goli i parë në stadiumin “St. Jakob-Park”, ku po luhet ndeshja tejet interesante mes Zvicrës dhe Kosovës.

Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të kalojë në epërsi prej 1:0 ndaj Kosovës, përmes golit të shënuar nga Ruben Vargas.

Vargas shënon në minutën e 48’ për 1:0.


Pjesa e parë  Zvicër- Kosovë pa gola

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen tejet interesante mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “St. Jakob-Park”, Zvicra po barazon pa gola, 0:0 me Kosovën.

Elbasan Rashani ishte shumë afër golit në minutën e 39’, por goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.

Rezultati i pjesës së parë, 0:0.


Nis ndeshja Zvicër – Kosovë

Ka filluar ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.


Zvicra-Kosova, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “St. Jakob-Park” do të jetë nikoqir i duelit tejet interesant mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

“Dardanët” do të synojnë me çdo kusht fitoren sot, e cila do t’ua mbante gjallë shpresat për kualifikim në Evropianin e vitit 2024 në Gjermani.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Kosova e mposhti Izraelin 1:0, kurse Zvicra barazoi 1:1 po ashtu me Izraelin.

Momentalisht, Zvicra zë vendin e parë në Grupin I në kuotën e 16 pikëve, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë, kurse Kosova renditet në vendin e katërt me 10 pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin shtator të këtij viti, ku asokohe në Prishtinë, Kosova barazoi 2:2 me Zvicrën.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Back to top button