Tahiri paralajmëron propozimin e 5 amandamenteve të AAK-së në ligjin për buxhetin

Tahiri i AAK-së thotë se buxheti i vitit 2024 nuk prodhon zgjidhje, paralajmëron propozimin e 5 amandamenteve të AAK-së në ligj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se buxheti i vitit 2024, nuk parasheh efekte reale e as zhvillimin e sektorit privat.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka paraqitur pesë amandamentet e AAK-së.
“1. Amandamenti i parë vjen nga përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik për ngritjen e koeficientit nga 105 në 129 euro;
2. Amandamenti për Kontratën Kolektive;
3. Buxhetimi i Autostradës së Dukagjinit;
4. Amandamenti për Sigurimet Shëndetësore;
5. Vijë buxhetore për rritjen e pensioneve.
Gjatë javës së ardhshme do të zhvillojmë diskutim publik për amandamente tjera.”, ka shkruar Tahiri.
Back to top button