Merr fund gjithçka! Gigi Hadid dhe Zayn Malik nuk janë më bashkë

Super modelja, Gigi Hadid dhe artisti Zayn Malik i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumë vjeçare, bëjnë të ditur burime të afërta të Hadid dhe Malik.
Lajmi për ndarjen e tyre vjen menjëherë pasi Zayn akuzohej nga Yolanda Hadid, nëna e Gigi Hadid se ishte sulmuar fizikisht nga Zayn, gjë për të cilën i njëjti mohoi të gjitha akuzat.
Madje, Yolanda bëri të ditur se do ta denoncojë atë.
“Nuk janë bashkë, por janë prindër të mirë. Yolanda dëshiron më të mirën për vajzën e saj dhe mbesën e saj”, tha një mike e familjes Hadid për People.
Gjithashtu u bë e ditur se në këtë kohë familja Hadid, veçanërisht Gigi kërkon privatësi, pasi fokusi i saj është të bëjë më të mirën për Khai.
Gigi dhe Zayn nisën lidhjen në vitin 2015, më pas u ndanë më 2018, për t’u rikthyer përsëri pas pak kohe, në vitin 2020 u bën prindër të një vajze, Khai./21Media

Back to top button