Nëna e Gigi Hadid, Yolanda akuzon Zayn Malik për sulm fizik

Gjatë së enjtes u raportua se Yolanda Hadid, nëna e Gigi Hadid ka akuzuar artistin, Zayn Malik se i njëjti e ka sulmuar fizikisht atë.
Nga burime të afërta të Yolanda Hadid, bëhet e ditur se e njëjta do ta denoncoj në polici atë.
Ndërkaq, Zayn mohoi të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet.
“Mohoj kategorikisht se kam goditur Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshme. Shpresoj që Yolanda të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe të vendosë t’i menaxhojë këto probleme familjare në mënyrë private”, tha Zayn.
Tensioni mes Yolanda dhe Zayn besohet se kishte nisur vitin e kaluar kur ai dyshoi se ajo ishte ajo që zbuloi lajmet për shtatzëninë e Gigi-t, gjersa të dy u munduan ta mbajnë larg syrit të publikut këtë gjë.
Khai u lind vitin e kaluar, shtatë muaj pasi Zayn dhe Gigi konfirmuan rikthimin e tyre. Ata janë bashkë që nga viti 2015./21Media

Back to top button