Merr fund lidhja e Kanye West me Irina Shayk

A zgjati marrëdhënia e tyre vetëm “katër a pesë sekonda”?
Pas ndarjes së Kim Kardashian me Kanye West, mediat e huaja raportuan se Kanye ishte lidhur me modelen Irina Shayk.
Por, siç duket romanca e tyre e shkurtër ka përfunduar papritur, pasi Irina e shikon si një mik dhe nuk dëshiron të ketë një marrëdhënie me të.
Sipas burimeve, Kanye i ka kërkuar modeles të shkojë me të në Paris për një shfaqje mode, mirëpo ajo nuk ka pranuar.
“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të”, thotë një burim Page Six.
Dyshja u pa për herë të parë së bashku në Francë, në qershor për të festuar ditëlindjen e 44-të të West, duke u bërë tituj në mediat rozë, transmeton rtv21.tv.

Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte duke zbritur nga një avion në SHBA pasi u kthyen nga udhëtimi në Francë.
Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në muajin shkurt.
Përfaqësuesit për West dhe Shayk nuk komentuan këtë./21Media

Back to top button