Sulmohen me armë zjarri dy punëtorë të sigurimit
Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:57 në Lipjan.
Sipas Policisë së Kosovës, disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy punëtorëve të sigurimit, në një kompani në Lipjan.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa gëzhoja.
“Nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media