Merr “mësysh” Dua Lipa , rrëzohet gjatë performancës së saj në Milano

Këngëtarja Dua Lipa po vazhdon turneun e saj “Future Nostalgjia”. Ajo mbrëmë performoi në Milano.
E veshur në një kostum rozë, artistja me origjinë nga Kosova mahniti publikun që ishte mbledhur për të dëgjuar hitet e saj.
Por, gjatë performancës ndodhi një incident. Derisa po këndonte një ndër kënget e para “Be the one”, ajo rrëshqiti dhe u rrëzua, shkruan portali rtv21.tv
Megjithatë, Dua e kaloi me sportivitet, me ndihmën e një prej valltareve ajo u ngrit dhe vazhdoi performancen e saj sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Në anën tjetër këngëtarja nuk e ka ndërmend të ndalet, ajo sot do ta publikojë këngën e re në bashkëpunim me Calvin Harris.
Ky nuk është projekti i parë i përbashkët i tyre, pasi që dyshja bashkuan forcat edhe për këngën “One Kiss” e që rezultoi në hit ./21Media

Back to top button