Shumica e qytetit Lyman nën kontrollin rus

Këshilltar i presidentit ukrainas, Oleksiy Arestovych ka thënë se separatistët rus e mbështetur nga Rusia kanë marrë kontrollin e qytetit Lyman, i cili gjendet në rajonin lindor të Donetskut.
“Sipas të dhënave të pa verifikuara, ne humbëm qytetin e Lyman. Kjo tregon, në parim, nivelin e rritur të menaxhimit operacional dhe aftësive taktike të ushtrisë ruse”, tha ai duke shtuar se sulmi ishte organizuar mirë.
Komentet Arestovych vijnë pasi guvernatori ukrainas i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se Lyman ishte kryesisht i kontrolluar nga trupat ruse, por ushtria ukrainase kishte zënë pozicione të reja të fortifikuara në zonë, shkruan BBC.
Lyman është vendi i një qendre kryesore hekurudhore dhe ka qenë prej kohësh një objektiv i forcave pro-ruse./21Media

Back to top button