Merret vendimi për të ardhmen e Koeman

Ka pasur shumë spekulime të vazhdueshme që kohës së Ronald Koeman te Barcelona i ka ardhur fundi, pas paraqitjeve dhe rezultateve jo të mira me klubin.
Po ashtu, raportohej se krerët e Barcelonës kanë mbajtur një mbledhje ku është vendosur për shkarkimin e Koeman, dhe se zëvendësuesi i tij pritet të jetë njëri nga Luis Enrique, Roberto Martinez dhe Xavi.
Por, të gjitha këto spekulime i ka demantuar sot presidenti i klubit Joan Laporta, i cili ka kumtuar lajmin që Koeman do të vazhdojë të jetë në timonin e Barcelonës.
”Koeman do të qëndrojë. Ai do të vazhdojë të jetë trajner pavarësisht rezultatit të ndeshjes së sotme mes Barcelonës e Atletico Madridit. Ai e meriton shansin e besimit, ai është një legjendë e Barcelonës”, tha Laporta.
Sipas Laportës Koeman e do Barcelonën dhe është pikë kyçe e klubit.
Sot, me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ”Wanda Metropolitano” do të zhvillohet derbi mes kampionit spanjoll Atletico Madrid dhe Barcelonës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tetë të La Ligas.

Back to top button