Mertens e Torreira drejt Galatasarayt, sot mbërrijnë në Stamboll

Gjiganti turk, Galatasaray, pritet të zyrtarizojë dy transferime të mëdha, kështu duke e përforcuar skuadrën për sezonin e ri 2022/23 të Super Ligës së Turqisë.
Siç raportohet nga Fabrizio Romano, mesfushori Lucas Torreira dhe sulmuesi belg, Dries Mertens, do të mbërrijnë sot në Stamboll, pasi që kanë kompletuar marrëveshjet e tyre me Galatasarayn.
Torreira i bashkohet gjigantit turk nga skuadra e Arsenalit, kurse Mertens kalon te Galatasaray në formën e lojtarit të lirë, pasi që i skadoi kontrata e tij me Napolin.
Torreira ka nënshkruar mbrëmë kontratën në Milano si një lojtar i ri i Galatasarayt, kurse Mertens ka pranuar kushte personale dhe propozimin final nga krerët e gjigantit turk.

Back to top button