Mesazhi i Kurtit për studentët, Çitaku: Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve për nevoja elektorale

Pasditën e sotme është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, për të cilën ka njoftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lidhur me këtë ka reaguar sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, duke e cilësuar këtë veprim të qeverisë në detyrë si ‘’abuzim me taksat e qytetarëve’’ të Kosovës, gjë e cila po bëhet për ‘’nevojat elektorale’’ të Kurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se lideri i VV-së është në panik.

Poashtu në këtë postim ajo ka ndarë edhe një fotografi përmes të cilit shihet se Kurti i është drejtuar studentëve lidhur me 100 eurot e ndara për ta.

“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtëuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët. Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik”, ka shkruar ajo. /21Media

Back to top button