Mesazhi i viktimave të dhunës seksuale po përçohet edhe te Serbia

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99 janë diskriminuar nga shoqëria

Për 12 muaj, prej edhe kur ka filluar punën komisioni qeveritar për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale kanë aplikuar rreth 900 persona ndërsa, rreth 200 prej tyre kanë filluar të marrin pensionet.

Por, e pakënaqur me procesin e verifikimit të këtyre personave është drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti. Sipas saj, pritjet e gjata janë edhe më të mundimshme dhe dekurajuese për të mbijetuarit e kësaj dhune.

Rushiti thekson se plagët e pashëruara për 20 mijë heroinat dhe heronjtë e gjallë të Kosovës, ata të cilët u dhunuan nga forcat serbe, tash po bëhen jehonë kudo në botë. Krimet që u bënë në Kosovë, po përcillen edhe në shtetin ku më së paku do të dëshironte të dëgjonte për to, në Serbi.

Në një iniciativë globale të lauratëve të Nobelit të, Denis Mukwege dhe Nadia Murad, të ftuara ishin drejtoresha e Qendrës për Rehabilitim të Viktimave të Torturës së Luftës, Feride Rushiti së bashku me të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman.

Aty u diskutua ekspertiza e Kosovës, në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

“Ajo aty ishte për të ndarë rrëfimin e saj, për të kërkuar reperacion për viktimat e botës, jo vetëm të Kosovës, për faktin se Kosova paraqitej si praktikë e mirë e mundshme. Dhe në këtë event, përtej takimeve anësore që i kemi pasur, eventi kryesor i ka grumbullu, përtej elauratëve, përfaqësuesve Un ëomen …  kanë qenë edhe përfaqësuesit e akredituar  në OKB, duke filluar nga Ambasada Norvegjeze, Ambasada e Britanisë së Madhe, Ambasada Suedeze, donatorë privat vetëm për të dëgjuar se si mund të vazhdohet më tutje, të punohet në rehabilitimin dhe riparimin e plagëve të luftës , duke iu ofruar atyre reperacion apo njohje publike”, tha Rushiti.

Kosova në këtë iniciativë globale, ishte vendi i vetëm nga Evropa. Rushiti tha se mesazhi për këtë këto krime ka arritur kudo në botë, duke përfshirë edhe Serbinë.

“Në atë nivel, Serbia nuk ka qenë prezent, por pa dyshim mesazhi ka shku, për faktin se kanë qenë vendet më të fuqishme të botës prezent dhe pastaj takimet anësore kanë qenë të realizuara veçmas me komisionin evropian, me Ambasadën Gjermane në Neë York që përfaqësojnë në UN, me Ambasadën Britanike, e kështu me radhë, krejt këto kanë bërë që të tregohet, pikë së pari për vuajtjet e grave, 20 mijë gra dhe burra, të cilat kanë marrë këtë plagë të luftës, pa dashjen e tyre dhe janë viktimizuar më tutje. Por, njëkohësisht është përçuar mesazhi i mirë që Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë, me i njoft publikisht, me i njoft  me ligj, e pastaj, e me ju dhonë pensionin. Mendoj se ky informacion nuk është dhënë vetëm në  nivel të Serbisë, por edhe në nivel rajoni. Sepse prej krejt Evropës ka qenë prezent vetëm Kosova ”, shtoi ajo.

Më 5 shkurt të vitit të kaluar, ka filluar punën Komisioni Qeveritar për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Feride Rushiti ka treguar për kp se numri i personave të cilët kanë aplikuar gjatë këtij viti është rreth 900.

Drejtoresha e QKRMT-së tha se një vit pas punës së këtij komisioni mbetet e pakënaqur  për shkak të proceseve të tejzgjatura që po zhvillohen. Ky proces i zgjatur sipas,  saj po paraqet shqetësim për të mbijetuarat e dhunës seksuale, por edhe për ato që punojmë si aktiviste të drejtave.

E përkundër këtyre pritjeve, Rushiti tha se shumë raste nuk po arrijnë të fitojnë statusin dhe të marrin beneficionet që ju takojnë. Ajo theksoi se për dallim nga vendet tjera të botës ku të mbijetuarat duhet të paraqitën fizikisht tek komisioni, një gjë e tillë nuk po ndodhë në Kosovë.

Ajo shtoi se viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99 janë diskriminuar nga shoqëria madje edhe janë përballur me dhunë psikike e fizike. Ndërsa, asnjë nga ata, të cilët kanë kryer këto krime nuk janë dënuar deri më tani, edhe pas 20 viteve.

Back to top button