Mesazhi që Mbretëresha Elizabeth ia dërgoi kuzhinierit pasi gjeti një kërmill në pjatën e saj

Kuzhinierët në pallatet mbretërore duhet të jenë të bëjnë më të mirën e mundshme që me gatimet e tyre t’i bien në sy mbretëreshës.
Dhe nëse ndonjë pjatë nuk është në standard, ata mund të rrezikojnë të marrin një shënim nga Madhëria duke shprehur pakënaqësinë e saj.
Kështu, mbretëresha Elizabeth II zbuloi se në sallatën e saj ka gjetur një kërmill të ngordhur.
Me këtë rast ajo vendosi kërmillin në faqe dhe shkruajti ”E gjeta këtë në sallatë – a mund ta hani atë?” dhe këtë mesazh e dërgoi përsëri në kuzhinë, shkruan The mirror.
Ndërkaq, vlen të theksohet se mbretëresha zgjedh ushqimet e saj një libër të gatimeve, ku i përkufizon me laps me ç’rast i kalon ushqimet që nuk dëshiron si dhe sygjeron ndonjë ushqim. Gjatë javës ajo zgjohet në orën 7:30 të mëngjesit dhe merr një filxhan çaj nga shërbëtorja e saj, të cilën ajo e pi ndërsa dëgjon programin e Radio 4’s Today. Në tryezën e saj të mëngjesit drithërat paraqiten në një enë të veçantë. Mbretëreshës i pëlqen kosi dhe marmelata.

Back to top button