Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19

Të shtunën në Kosovë janë regjistruar edhe 15 raste të reja me Covid-19, bazuar në 2 mijë e 579 mostra të testuara.
Në njoftimin ditor për situatën epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Raste aktive janë 745 ndërsa nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 56 persona.
Deri më 16 tetor, mbi 666,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./21Media

Back to top button