Mësimdhënësit e paraluftës nga sot marrin kompensimin

Haradinaj thotë se ndihet ballëhapur para mësimdhënësve

Në këtë ditë feste, kryeministri në largim Ramush Haradinaj përveç urimit për paqe, vendosi tregoi lajmin e shumëpritur nga mësimdhënësit e viteve 1990-1999.

Ai bëri të ditur se nga sot, arsimtarët dhe mësuesit do të marrin kompensimin ligjor e material për punën e tyre, siç tha ai, heroike, shkruan rtv21.tv

Qeveria me të marrë detyrën është angazhuar fort, me gjithë pengesat, që ky ligj të miratohet, si satisfaksion moral e material për heronjtë e asaj epoke, që e mbajtën të gjallë shpresën dhe shkollën shqipe duke i dhënë krah lirisë së Atdheut. Ndonëse nuk qe e lehtë, ia dolëm dhe sot ndihem ballëhapur para mësuesve dhe arsimtarëve të vendit. Nuk mund të kishte urim më të bukur për festat e fundvitit se kjo. Faleminderit përjetësisht”, shkroi Haradinaj.

Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të viteve të ’90-ta u miratua në fund të muajit shkurt të këtij viti./21Media

Back to top button