Mësimdhënësit nuk i kanë marrë shtesat

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK-u) i është drejtuar me një letër publike Ministrit të Financave, Punës e Transferove, Hekuran Murati pasi që ky i fundit siç thonë nga SBASH-u nuk u përgjigj në dy shkresa zyrtare.

SBASHK po kërkon ekzekutimin e shtesave për muajin mars të premtuar nga Qeveria sipas vendimit të datës 18.02.2021. Vendimi në të cilën thirren SBASHK është  nënshkruar nga Avdullah Hoti në atë kohë kryeministër.

“Njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju. I nderuar Ministër Murati, gjithashtu iu rikujtojmë se muaji prill është muaji kur bëhet ngritja e përvojës së punës për një vit dhe shpresojmë që ne pagat e muajit prill kjo ngritje do të pasqyrohet në listat e pagave”, thuhet në letrën e SBASHK-ut dërguar ministrit Murati.

Më 1 mars 2021 ishin ekzekutuar pagat e muajit shkurt 2021 e së bashku me të edhe shtesa në shumën bruto 100 euro, e cila shtesë pas ndalesës të kontributit pensional 5% (5 euro) si dhe pagesës së tatimit të pagës 10% (9.5 euro), shtesa neto është 85.5 euro./21Media

Back to top button