PSG po synon të transferojë Messin

 
Kampioni francez po përgatit ofertë të majme për yllin argjentinas.
Klubi francez Paris Saint-Germain thuhet se ka përgatitur një kontratë tre vjeçare për yllin e Barcelonës Lionel Messin, raporton “TNT Sports”.
Fillimisht, argjentinasit do t’i ofrohet një marrëveshje që dy ta shihte atë t’i bashkohej PSG për dy vjet, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe opsioni për vazhdimin e kontratës edhe për një vit.
Është spekuluar për një kohë të gjatë që Messi do të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës, pasi që edhe kontrata e tij aktuale me Barcelonën skadon në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk dihet destinacioni i tij i radhës.
Për shërbimet e argjentinasit, interesim serioz kanë shprehur shumë gjigantë evropian, përfshirë këtu skuadrat si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Inter.

Back to top button