Pas një takimi të jashtëzakonshëm në mes ministrit të arsimit, Ramë Likaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, përfaqësuesve të SBAShK-ut, dhe drejtorit të Institutit të shëndetit Publik, Naser Ramadani, është vendosur që mësimi të fillojë me datë 14 shtator, për të vazhduar pastaj me tri fazat e parapara sipas ministrisë.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka thënë për KosovaPress, se në këtë takim është vendos që mësimi të fillojë më 14 shtator 2020 për të vazhduar pastaj sipas master planit në tri faza.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet që nga e hënë për të diskutuar çështjet tjera teknike, në mënyrë që të gjithë të jemi më të përgatitur. Po ashtu, mendojmë se deri me 14 shtator, është periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat. Gjatë kësaj kohe do të shikohet të bëhet një lloj regjistri i mësimdhënësve se kush është i infektuar, kush i zëvendëson, pastaj a do të paguhen mësimdhënësit e sëmurë e çështje tjera”, tha ai