Mësimi nuk filloi në 5 shkolla të Kamenicës

Procesi mësimor sot nuk ka filluar në pesë shkolla të komunës së Kamenicës. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), sipas së cilës mësimi nuk ka filluar në shkollat: (“Asllan Thaqi” – Karaçevë e Poshtme, “Hasan Prishtina”- Busavatë, “Xhelal Sopi” – Petroc, “Skënderbeu” – paralelja fizike në Hogosht, “Sadri Misini” paralelja fizike në Shipashnicë).
Siç ka bërë të ditur MASHTI, mësimi nuk ka nisur për arsye se DKA e kësaj komune e ka shpërndarë kuadrin mësimor në shkolla të tjera.
MASHTI ka informuar se sipas raporteve, në pjesën më të madhe të shkollave mësimi është zhvilluar sipas skenarit A, pra me prani fizike në shkolla.
Kujtojmë që, fillimi i vitit shkollor në Kosovë këtë vit është shtyrë dy herë, shkaku i gjendjes me pandeminë Covid-19./21Media

Back to top button