Mësohen të gjitha viktimat që vdiqën në helikopter me Kobe Bryant-in

Nga përplasja e helikopterit vdiqën pesë persona

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, vajza e tij, Gianna Bryant dhe tre persona të tjerë vdiqën të dielën pas përplasjes së helikopterit, në të cilin gjendeshin.

Pos Bryant-it dhe vajzës së tij, u bë i ditur edhe identiteti i viktimave të tjera. Siç raportohet, në helikopter gjendej një bashkëmoshatare e Giannas, prindi i saj dhe piloti.

Ata ishin duke udhëtuar drejt akademisë Mamba të basketbollit për të marrë pjesë në një trajnim basketbolli kur ndodhi përplasja e helikopterit.

Pas lajmit për vdekjen e basketbollistit të njohur, Kobe Bryant reagoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai këtë lajm e quajti të tmerrshëm./21Media

Back to top button