Policia beson që 9 persona ishin në helikopterin që vdiq Bryant

Bryant dhe katër persona të tjerë u identifikuan

Zyrtarët policor bënë të ditur se besojnë që në helikopterin që të dielën vdiq legjenda e basketbollit, Kobe Bryant ishin 9 persona në bord – një pilot dhe 8 pasagjerë dhe nuk pati të mbijetuar, shkruan TMZ sports.

Ndërsa, ende janë duke u bërë hetime.

Legjenda e Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, vajza e tij, Gianna Bryant dhe tre persona të tjerë vdiqën pas përplasjes së helikopterit, në të cilin gjendeshin. Pos Bryant-it dhe vajzës së tij, në helikopter siç u raportua, gjendej një bashkëmoshatare e Giannas, prindi i saj dhe piloti.

Ata ishin duke udhëtuar drejt akademisë Mamba të basketbollit për të marrë pjesë në një trajnim basketbolli kur ndodhi përplasja e helikopterit.

Pas lajmit për vdekjen e basketbollistit të njohur, Kobe Bryant reagoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai këtë lajm e quajti të tmerrshëm./21Media

Back to top button