Mësohet gjendja shëndetësore e Bill Clinton-it

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, po rikuperohet nga një ineksion urologjik pas hospitalizimit të premten, ka bërë të ditur një ndihmës i ish-presidentit amerikan, i cili tha se Clintoni ka qenë në një njësi intensive të spitalit.
Ky ndihmës, identiteti i të cilit nuk ka dashur të bëhet i ditur, u ka thënë gazetarëve se Clintoni kishte infeksion urologjik i cili i ishte shpërndarë në organet e qarkullimit të gjakut.

Ai ka treguar bashkëshortja Hillary po qëndron me të në spital, por jo edhe vajza e tij, Chelsea Clinton.
Nuk pati ndonjë lajm të menjëhershëm për ndonjë afat kohor se kur do të dilte nga spitali.
Për hospitalizimin e Clintoni ka reaguar presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se e ka thirrë në telefon Clintonin dhe se ai dukej mirë nga zëri.
Back to top button