Arrestohen 10 personat që vidhnin energji elektrike

Policia e Shtetit ka evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në disa qytete të Shqipërisë.
Si rezultat, Policia ka arrestuar 10 persona, D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin, E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas,  I. L., banues në Gjoricë, Lezhë dhe V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër.
Ndërsa 1 person, S. D., banues në Kombinat, është shpallur në kërkim.
Poashtu të proceduar nga Komisariati i Lezhës janë shtetasit N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A., nga Komisariati i Durrësit u proceduan shtetasit  R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës.
 
 

Back to top button