Mësoni orarin e reduktimeve të rrymës në vendin ku jetoni

Kompania për distribuimin e energjisë në Kosovë (KEDS), ka njoftuar për kufizimet e planifikuara të rrymës.
KEDS ditë më parë ka ndarë një link/hartë se ku qytetarët mund ta gjejnë orarin e reduktimeve përmes shifrës së konsumatorit. Në këtë LINK mund ta gjeni orarin e reduktimit të rrymës për vendin se ku jetoni, të cilin mund ta gjeni përmes numrit të faturës.
Reduktimet janë shpeshtuar dhe aktualisht reduktimet brenda ditës janë 4 orë pa rrymë, të ndara në kohë të ndryshme për konsumatorët.
Kosova është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike që nga data 15 gusht./21Media

Back to top button