Messi apo Mbappe? Ja krahasimi i superyjeve para finales së Kupës së Botës

Lionel Messi apo Kylian Mbappe? Cili yll i Paris Saint-Germain do të udhëheq kombëtaren e tij drejt triumfit të madh të dielën?
Argjentina dhe Franca do të përballen në finale të Kampionatit Botëror në Katar, një ndeshje kjo në të cilën është e pamundur të parashikohet fituesi.
E gjithë vëmendja do të jetë te të dy yjet e ndeshjes, Messi dhe Mbappe.
Messi dhe Mbappe janë gjithashtu golashënuesit më të mirë të turneut. Ndërkohë, ata janë ndoshta dy lojtarët e vetëm me një shans për të fituar Topin e Artë (Golden Ball), çmimi që i jepet lojtarit më të mirë të turneut.
Shtojini kësaj faktin se fituesi i Kupës së Botës mund të ketë një ndikim të madh se kush e fiton Topin e Artë (Ballon d’Or) për vitin 2023.
Një Kupë Bote, Këpuca e Artë, Topi i Artë (Golden Ball) dhe Topi i Artë (Ballon d’Or) janë të gjitha për t’u rrëmbyer për sa i përket Messit dhe Mbappes që përballen këtë të diele.
Ndërsa kjo është hera e fundit që do ta shohim Messin në një Kupë Bote, Mbappe ka ende të paktën edhe dy turne të tjerë që mund t’i zhvillojë.
Nëse Messi mund të fitojë Kupën e Botës, statusi i tij si më i miri i të gjitha kohërave është me sigurisht i vulosur.
Sa i përket Mbappes, fitimi i njëpasnjëshëm i Kupës së Botës do ta shohë atë të konsiderohet si lojtari më i mirë në botë aktualisht.
Me 12 vite që i ndajnë, është shumë e vështirë të krahasosh Mbappen dhe Messin. Në të vërtetë, është shumë herët të krahasohet francezi me shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Por si mund të krahasohen Messi dhe Mbappe që të dy në moshën 23 vjeçare?
Një grafikë interesante e krijuar nga “Transfermarkt” e ka krahasuar Messin 23 vjeçar me Mbappen 23 vjeçar, dhe ky i fundit është më i mirë në të gjitha statistikat.
Grafiku tregon ndeshjet, golat, asistimet, ndeshjet me kombëtare, golat me kombëtare dhe vlerën në merkato. Mbappe e mposht Messin në secilën prej tyre.
Grafikun në fjalë e gjeni më poshtë.

Back to top button