Messi ia kalon Ronaldos

Lionel Messi i shënon një tjetër gol Cristiano Ronaldos që gjithsesi nuk lufton me armë të barabarta pasi prej disa muajsh aktivizohet në një kampionat jashtë kontinentit evropian.

Argjentinasi është bërë lojtari më produktiv i kontinentit të vjetër duke kaluar portugezin pasi shënoi në transfertën e Nice ku PSG arriti të fitonte 2-0. 702 gola me fanellën e Barcelonës dhe PSG për kampionin e botës që lë pas rivalin e tij të përjetshëm, i cili numëron 701 gola në 949 ndeshje.

Këtë rekord argjentinasi e ka regjistruar me 105 ndeshje më pak të luajtura se sulmuesi portugez. 36 gola dhe 23 asiste në këtë sezon për 35-vjeçarin që ka fituar gjithashtu edhe një Kupë Bote. Shifra të çmendura këto për argjentinasin i cili do ta mbyllë aventurën franceze në fund të këtij sezoni.

Back to top button