Arrestohet një person në Podujevë, e sulmoi babain me shkop

Një person është arrestuar të shtunën, në Podujevë.

Kjo pasi që i njëjti kishte kërcënuar dhe kishte tentuar ta godasë babain me shkop druri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka kanosur dhe ka tentuar ta godas me shkop druri babain e tij kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button