Messi kthehet në Paris në fillim të vitit të ardhshëm

L’equipe francez shkruan se futbollisti i Paris Saint-Germain dhe kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, mund t’i bashkohet klubit vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.
Messi së fundmi fitoi Kupën e Botës në Katar me kombëtaren argjentinase. Më pas ai dhe bashkëlojtarët janë pritur nga tifozët në Buenos Aires, duke festuar titullin kampion bote.
Drejtuesit e Paris Saint-Germain francez thuhet se i kanë thënë Messit të pushojë shumë përpara se të rifillojë sezoni.
L’equipe ka tentuar të marrë informacion nga kreu i kampionëve francezë se kur do të kthehet futbollisti argjentinas në Paris. Mirëpo, gazetarët kanë marrë një përgjigje se askush nuk e di se kur Messi do t’i bashkohet seancave stërvitore të kampionëve të Francës.
Gazeta franceze pretendon se është e pazakontë që Paris Saint-Germain të mos e dijë se kur lojtari i tyre më i mirë do të kthehet në klub, pasi argjentinasi pritej të ishte në Paris deri në fund të vitit. Burimet e tyre pohojnë se askush nuk do të habitej nëse Messi do të shfaqej në Paris vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.
Messi me siguri nuk do të luajë në ndeshjen mes PSG-së dhe Strasburgut, e cila është planifikuar për 28 dhjetor, si dhe në duelin kundër Lens, i cili është planifikuar për tri ditë më vonë.
Argjentinasi me shumë gjasa do të mungojë në ndeshjen kundër ligës së ulët Chateru në Kupën e Francës, e cila do të luhet më 6 janar të vitit të ardhshëm. Është reale që Messi të rikthehet në skuadrën e PSG-së vetëm më 11 janar për ndeshjen ndaj Angers që do të luhet në Paris, pretendon L’equipe.

Back to top button